Gazeta Si – Një tjetër person është arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” që shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së drogës në shkolla dhe më gjerë.
Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një 43-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Bëhet e ditur se ai u arrestua në rrugën “Jordan Misja”. Me arrestimin e 43-vjeçarit me iniciale E. S. shkon në 96 numri i të ndaluarve.
Ndërkohë më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.