Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) ka lëshuar një paralajmërim duke parashikuar se temperaturat globale do të vazhdojnë të rriten gjatë pesë viteve të ardhshme. OBM, në Përditësimin e tyre të fundit Global për vitet 2025-2029, parashikon temperatura të larta për pesë vitet e ardhshme.
Raporti nga OBM thekson se ka një shans prej 80% që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme do ta tejkalojë vitin 2024 si më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Raporti vjetor tregoi gjithashtu se temperatura pritet të jetë 1.2 gradë Celsius deri në 1.9 gradë Celsius më e ngrohtë se mesatarja para-industriale.
Për më tepër, ekziston një shans prej 70% që ngrohja mesatare 5-vjeçare për vitet 2025–2029 të jetë më shumë se 1.5 gradë Celsius. Ndërsa ngrohja afatgjatë (mesatarisht gjatë dekadave) pritet të mbetet nën 1.5 gradë Celsius, thuhet në raport.
Në një njoftim për shtyp, WMO tha se përditësimi Global parashikon që temperaturat globale pritet të vazhdojnë në ose afër niveleve rekord në pesë vitet e ardhshme, duke rritur rreziqet dhe ndikimet klimatike në shoqëri, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.