Deputetet demokrate, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi në një deklaratë për mediat nga selia propozuan paketën e masave për përballimin e ditëve të nxehta.
Deputetet u shprehën se duhet të shkurtohet orari i punës në sektorin publik dhe privat, ndërkohë të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia.
Vokshi propozoi mbylljen e plotë e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private dhe njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës.
Ndërkohë për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK, posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesave në shtëpi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.