Kosova

Temperaturat e larta, qeveria e Kosovës kufizon orarin e punës për disa kategori

Nga Gazeta ‘Si’-Për shkak të temperaturave të larta që priten në ditët në vijim, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të kufizuar orarin e punës për disa kategori.

Sipas vendimit të Ministria e Shëndetësisë, kjo bëhet me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Në bazë të këtij vendimi i cili hyn në fuqi nesër më 13 korrik, do të përfitojnë gratë shtatzëna, punëtorët e ndërtimit dhe qytetarët me sëmundje kronike.

Gratë shtatzëna lirohen nga puna përgjatë kësaj periudhe kohore ose në pamundësisë të lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të vendimit, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

Qytetarët me sëmundje kronike përgjatë datave të caktuara nga ministria, punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Deri më 20 korrik ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë