Nga Gazeta ‘SI’ – Moti i ngrohtë dhe mungesa e shirave në vend, kanë detyruar përsëri Korporatën Elektronenergjetike Shqiptare të blejë energji në bursë, për të përmbushur nevojat.
Sipas kontratës, KESH ka blerë 42.000 MWh energji me çmim mesatar 98.96euro/MWh. Në total blerja i ka kushtuar 4.1 mln euro.
Kjo energji do të vihet në dispozicion për datat 18 deri në 24 shtator.
Gjithsesi, viti 2023 ka qenë pozitiv në aspektin energjetik, rrjedhimisht dhe atë financiar. Shirat e vazhdueshme e bënë KESH një eksportues të energjisë, duke arkëtuar kështu mbi 40 mln euro nga shitjet.

Shqipëria bleu për herë të parë energji në fund të korrikut, kur vendi u prek nga i nxehti afrikan.
Më herët gjatë vitit, ERE i siguroi KESH-it licencën e prodhimit të energjisë nga dy termocentralet lundruese në Vlorë, që kanë për qëllim të prodhojnë energji nga lëndët djegëse, në periudha të vështira.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




