Treg

Temperaturat e larta detyrojnë KESH të blejë energji. 3.5 mln euro në javë

Nga Gazeta 'SI'- Në kushtet e temperaturave ekstreme, Shqipëria është detyruar të blejë energji.

KESH ka hapur dy tenderë me vlerë 3.5 mln euro për të blerë rreth 42 mijë megavatorë energji elektrike, me çmim mesatar 85.6 euro. Në pritje të temperaturave edhe më të larta, KESH ka pak gjasa ta rigjejë këtë çmim. Në bursën hungareze HUPX, çmimi i energjisë vetëm po rritet.  

Prej pothuajse një viti, KESH qe kthyer në një eksportues të energjisë, për shkak të gjendjes së mirë hidrike dhe reshjeve të shpeshta në vend. Për shkak të varësisë që ka Shqipëria ndaj energjisë që vjen nga uji, qeveria nisi një nismë kombëtare për uljen e konsumit dhe shtimin e burimeve të reja të energjisë.

Ndonëse ka interes të shtuar për energjinë solare, ajo përbën vetëm 1% të totalit të energjisë së prodhuar në vend. Verën e 2022-shit, kriza energjetike në Shqipëri u bë kritike dhe e futi vendin në situatë të  “jashtëzakonshme”. Atëherë të majtët në qeveri propozuan vendosjen e një fashe konsumi, por me ardhjen e dimrit ideja u zhbë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë