Ka ndodhur

Temperaturat bien/ Të mërkurën nis shiu

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të sjellin rënie të  temperaturave në vendin tonë gjatë kësaj jave.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite në veri-lindje dhe veri perëndim dhe zonën qëndore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/27°C
Zona e ulët          16/32°C
Zona bregdetare  18/30°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë