Shqipëria mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.
Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore-juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të mbetet sërish e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




