Futboll

Temperatura ekstreme, fusha në gjëndje të keqe dhe shumë gola…

Gazeta Si – Botërori i klubeve në Shtetet e Bashkuara mbylli fazën e grupeve për ti lënë rradhën 2 javëvve të ardhshme në ndeshjet me eleminim direkt. I zgjeruar nga 7 në 32 skuadra, kompeticioni është kritikuar për rrezikimin e shëndetit të lojtarëve për shkak të ndeshjeve të zhvilluara në temperatura ekstreme dhe shpesh në mungesë shikuesish. Kritikët nuk fshihen kur thonë se ky event po zhvilluar për të mbushur arkat e Fifa-s ndërsa drejtuesit e saj mbrohen duke thënë se eventi shërben si një paradhomë e Botërorit të verës së ardhshme ku për të parën herë do të zbresin në fushë 48 Kombëtare që do të luajnë për 5 javë në 16 qytete nga Kanadaja, në SHBA dhe Meksikë.

Mirëpo aktuali për klube po shfaqet si një botëror kontrastesh të mëdha. Rezultate të thella si ai i Bayern që vendosi rekordin e turneut ndaj amatorëve të Auckland City-t, 10-0 që u pasuan nga shifra të tilla 4-4 dhe 4-3. Ndeshjet më të ndjekura në grupe ishin:

  1. 80,619 – Paris St-Germain 4-0 Atletico Madrid (15.06 – Pasadena)
  2. 70,248 – Real Madrid 3-1 Pachuca (22.06 – Charlotte)
  3. 64,811 – Red Bull Salzburg 0-3 Real Madrid (26.06 – Philadelphia)
  4. 63,587 – Bayern Munich 2-1 Boca Juniors (20.06 – Miami)
  5. 62,415 – Real Madrid 1-1 Al-Hilal (18.06 – Miami)
  6. 60,927 – Al Ahly 0-0 Inter Miami (14.06 – Miami)
  7. 60,914 – Inter Miami 2-2 Palmeiras (23.06 – Miami)
  8. 57,393 – River Plate 0-0 Monterrey (21.06 – Pasadena)
  9. 55,574 – Boca Juniors 2-2 Benfica (16.06 – Miami)
  10. 54,619 – Flamengo 3-1 Chelsea (20.06 – Philadelphia)

Mirëpo jo të gjitha ndeshjet i shitën të gjitha biletat duke lënë bosh pothuajse 50.000 vende për Chelsea-Los Angeles FC në Atlanta. 8 nga 10 ndeshjet me numrin më të ulët të shikkuesve u zhvilluan mes të premtes dhe të dielës dhe 6 nga 10 në mesditë deri në orën 3pm lokale. Situatë delikate gjatë së cilës Fifa duhej të balanconte kërkesat lokale për bileta, cmimet e tyre dhe oraret e ndeshjeve për të kënaqur tregun televiziv në Europë dhe Azi. Ndeshjet me numrin më të ulët të shikuesve ishin:

  1. 3,412 – Ulsan HD 0-1 Mamelodi Sundowns (17.06 – Orlando)
  2. 6,730 – Benfica 6-0 Auckland City (20.06 – Orlando)
  3. 8,239 – Borussia Dortmund 1-0 Ulsan HD (25.06 – Cincinatti)
  4. 10,785 – Wydad AC 1-2 Al Ain (26.06 – Washington)
  5. 11,974 – River Plate 3-1 Urawa Red Diamonds (21.06 – Seattle)
  6. 13,651 – Los Angeles FC 0-1 Esperance de Tunis (20.06 – Nashville)
  7. 14,006 – Mamelodi Sundowns 3-4 Borussia Dortmund (21.06 – Cincinatti)
  8. 14,147 – Al Hilal 2-0 Pachuca (26.06 – Nashville)
  9. 14,312 – Mamelodi Sundowns 0-0 Fluminense (25.06 – Miami)
  10. 14,312 – Urawa Red Diamonds 0-4 Monterrey (25.06 – Pasadena)

Megjithatë skuadrat e kanë marrë seriozisht për 1.065.260.000 dollarët që do të shpërndahen dhe fituesit e grupeve mund të marrin deri në 133.330.000 dollarë (pjesëmarrje, fitore, barazim, kryesim grupi, kualifikim përtej tij). Manchester City ishte skuadra e vetme që fitoi 3 ndeshjet në grup. Ndërsa përpara fillimit të turnet, 11 favoritet për ta fituar ishin të gjitha nga Evropa. Mirë 3 nga 12 skuadrat evropiane u eleminuan në grupe, Porto, Atletico Madrid dhe Red Bull Salzburg. Dy skuadrat argjentinase u larguan gjithashtu ndërsa 4 brazilianet do të vazhdojnë dhe mes tyre ka një derbi në sfidën Palmeiras-Botafogo. Dy nga pesë amerikano-verioret vazhdojnë ende – Inter Miami dhe meksikanët e Monterrey-t. Al Hilal që do të ndeshet me Manchester City-n në raundin e parë “knockout” është aziatikja e vetme e mbetur. U eleminuan 4 skuadrat afrikane si dhe amatorët e Auckland City-t, që u larguan pas një barazimi për të mos u harruar, 1-1 ndaj Boca Juniors.

Raundi i 16 më të mirëve
28.06 – 18:00 – Palmeiras (Brazil) v Botafogo (Brazil)
28.06 – 22:00 – Benfica (Portugal) v Chelsea (England)
29.06 – 18:00 – Paris St-Germain (France) v Inter Miami (United States)
29.06 – 21:00 – Flamengo (Brazil) v Bayern Munich (Germany)
30.06 – 20:00 – Inter Milan (Italy) v Fluminense (Brazil)
01.07 – 03:00 – Manchester City (England) v Al Hilal (Saudi Arabia)
01.07 – 20:00 – Real Madrid (Spain) v Juventus (Italy)
02.07 – 03:00 – Borussia Dortmund (Germany) v Monterrey (Mexico)

¼ finalet do të luhen në datat 4 dhe 5 Korrik, ½ finalet në 8 dhe 9 Korrik ndërsa Finalja më 13 Korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë