Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, tha përmes një deklarate për mediat se, sipas Eurostat, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë në masën 35% të mesatares europiane, ndërkohë që vendet e rajonit janë në nivele më të larta. Maqedonia e Veriut ka të ardhura për frymë sa 41% e mesatares europiane, Serbia 46% dhe Mali i Zi me 52%.
Gjithashtu, ai citoi se, sipas Eurostat, edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, përsëri konsumatori shqiptar renditet i fundit, me 42% të mesatares europiane.
E vetmja zgjidhje sipas Telitit është largimi i kësaj qeverie dhe krijimi i një qeverisje të djathtë të vogël.
Teliti lajmëroi gjithashtu se PD-ja do të aplikojë taksën e sheshte prej 10% aq sa vendet e tjera “Partia Demokratike e ka të qartë vizionin e saj. Me një qeverisje të vogël që në qendër të vëmendjes vendos individin, familjen dhe sipërmarrjen e ndershme, me strategji zhvillimore gjithëpërfshirëse, me implementimin e minimumit jetik, me një model taksimi të ulët dhe i bazuar në taksën e sheshtë 10%, rivitalizimi i familjes, fuqizimi i rinisë dhe i gruas në shoqëri dhe biznes, krijimi i kuadrit të duhur ligjor dhe institucional për të qenë përsëri lider në rajon në thithjen e investimeve të huaja, etj, do bëjmë të mundur kthimin e Shqipërisë në shinat e zhvillimit gjithëpërfshirës, ku çdokush sipas meritës dhe aftësive të tij të ketë në dorë e të bëjë fatin e tij”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.