Biznes

Telekomi i Kosovës gjobitet nga Arbitrazhi ndërkombëtar me miliona euro

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka dënuar Telekomin e Kosovës në një proces gjyqësor të ngritur nga një operator vendas në fushën e telefonisë celulare.

Sipas vendimit të IÇ, kompania e zotëruar nga qeveria e Kosovës paragjykoi bisedimet me kompaninë private “Z-Mobile”, të zotëruar nga biznesmeni Blerim Devolli për rinovimin e një kontrate për ofrimin e shërbimit telefonik dhe internetit.

Në padinë e ngritur, Z-Mobile në 2019-n kërkoi rreth 13.5 milionë euro, ‘për shkak të dëmeve të shkaktuara nga Telekomi’. Z-Mobile pretendonte se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2009, ishte në fuqi dhe nuk ka përfunduar më 31 korrik 2019, siç pretendonte dhe ja ndërpreu Telekomi i Kosovës.

Sipas kësaj kompanie, marrëveshja mbetet në fuqi për faktin që Tekekomit, po më 31 korrik, i është vazhduar licenca nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

Kjo është hera e dytë që Telekomi i Kosovës paditet nga “Z-Mobile”. Herën e parë, Telekomi u dënua në 2016-n me 32 mln euro gjobë nga IÇ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë