Treg

Telekom Albania do të shitet tek bullgarët

T Mobile Albania  do të blihet  nga bullgarët e Vivacom.  Burimet për  gazetën konfirmuan se palët kanë rënë dakort dhe pritet nënshkrimi i kontratës së shitjes. Në dijeni janë edhe agjencitë qeveritare. Transaksionin në fjalë e mbështet edhe kërkesa që T Mobile ka bërë pranë AKEP për shtyrjen e  afatit të tenderit publik për “Dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 Mhz. cili pritet  të zhvillohet në 3 dhjetor. Por siç duket edhe nga kërkesa në dokumentin më poshtë , tenderi do te shtyhet derisa sa të mbyllet marrëveshja e shitjes.

Kompanitë që pretendonin të ofroheshin për të blerë Telekom Albania ishin bullgarët e  Vivacom , Telekom Srbja, grekët dhe  turqit e Calikt, aksionerët kryesor të  Albtelekom.
“Telekom Serbia synon që të pozicionohet si një lider rajonal në fushën e telekomunikacioneve.
Ne kemi dorëzuar një ofertë, e cila është në shqyrtim”, thuhej në njoftimin e Telekomit Serb gati dy muaj më parë.

Si qeveria shqiptare, po ashtu edhe ekspertët e opinion publik nuk e mbështetën parimisht marrjen e TMobile Albania nga kompania serbe megjithëse mund të kishte një ofertë të lartë financiare.
Telekom Albania zotërohej plotësisht nga Deutsche Telekom përmes grupit grek “OTE”.

Telekom Albania është operatori i dytë më i madh i komunikimeve elektronike në vend duke zotëruar rreth 24 për qind të tregut. Por vitin e kaluar kompania raportoi një humbje prej rreth 36 milionë eurosh, pas një fitimi minimal prej 1.2 milionë eurosh që deklaroi në 2016-ën. Tregu i vogël, rezultatet e dobëta financiare, por edhe problemet me klimën e biznesit mendohet të jenë dhe arsyet kryesore se pse gjiganti gjerman Deutsche Telekom ka vendosur të largohet nga Shqipëria duke e nxjerrë kompaninë në shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë