Nejmar përveç problemeve fizike dhe mungesës së theksuar të ritmit në fushën e lojës, duhet të kujdeset edhe për problemet e mëdha që e shoqërojnë vazhdimisht në jetën private. Çështja e dhunimit të një modele në hotel është duke shoqëruar gjithë karrierën e sulmuesit brazilian këto ditët e fundit. Në mediet brazilane ashtu siç ishte paralajmëruar ka dalë video e dhunimit që Nejmar ka bërë kundrejt modeles, Najila Trindade Mendes de Souza.
Në videon e bërë publike këtë të enjte, Nejmar shfaqet në çaste intime me modelen, por në një moment të dy e humbasin qetësinë, duke filluar të gjuajnë njëri-tjetrin. Në fillim modelja, më pas sulmuesi i PSG që reagon me shkelma dhe grushte.
Video pritet të hap të tjera probleme të mëdha për Nejmar që nuk do të jetë me Brazilin në kampionatin e Amerikës Latine.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



