Rafael Nadal ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 pas kthimit në Spanjë nga turneu “Mubadala Tennis World Championship”, që u zhvillua javën e kaluar. Njoftimin e ka dhënë vetë tenisti, të cilit duket se nuk po i ndahen telashet në këtë periudhë.
“Po kaloj momente të vështira, por shpresoj të përmirësohem, – ka shkruar Nadal në rrjetet sociale. – Tani jam izoluar në shtëpi dhe kam lajmëruar personat që kanë pasur kontakte me mua. Sigurisht, duhet të rishoh kalendarin tim, sipas situatës që do të paraqitet. Do t’ju informoj për vendimet e mia për turnetë e ardhshëm. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”.

Nadal ka sqaruar se në Kuvajt dhe në Abu Dhabi janë bërë kontrolle çdo dy ditë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Në këtë moment, pjesëmarrja e spanjollit në “Australian Open” është në dyshim shumë të fortë.
“Nuk mund të them se do të jem në Australi, – ka thënë pak ditë më parë Nadal. – Duhet të shoh si do të reagojë fiziku im. Pas gjithë atyre vështirësive që kam kaluar, kam nevojë të mendohem mirë për çdo hap që do të hedh”.
Mes kontakteve të afërta të tenistit është edhe ish-mbreti i Spanjës, Juan Karlos, që jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe pas iakuzave për skandalin financiar të familjes mbretërore vitin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




