Pavarësisht se bilanci tregtar është përmirësuar disi në muajin shtator, si nëntëmujor sipërmarrësist shqiptarë kanë eksportuar 13, 6% më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe kanë importuar 10,9 % më pak se në 2019-ën. Në përkeqësimin e bilancit të tregtisë së jashtme ka kontribuuar rënia e eksporteve të tekstileve dhe këpucëve me 6,7% dhe Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4,1.
INSTAT ka raportuar sot (të hënën) se në Shtator 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 1,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 30,1 %, në krahasim me Gusht 2020. Importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 0,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe 8,6 %, në krahasim me Gusht 2020. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u ulur me 0,5 %, krahasuar me Shtator 2019 dhe 5,9 %, në krahasim me Gusht 2020.


Në nëntëmujorin e 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 195 mld lekë, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 429 mld lekë, duke u ulur me 10,9 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 234 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.
Pro Export Albania që përfaqëson sipërmarrësit fason shpjegon për gazetën “Si” se të dhënat e INSTAT reflektojnë situatën e rëndë të sektorit.
“Deri në fund të muajit shtator kemi patur kontrata sepse përpos kontratave të veshjeve një përdorimshe, maskave, etj, duhej dorëzuar edhe koleksioni i dimrit për sektorin e modës. Por nga tetori e mandej do të jemi në pikiatë. Nuk kemi asgjë të sigurt dhe gjithçka është e paqartë teksa situata shëndetësore në botë dhe europë është përkeqësuar dhe shumë shtete kanë rinisur kufizimet”- thotë Zekja.

Këtë e tregojnë edhe të dhënat që reflektojnë tregtinë me vendet e Europës. Italia me të cilën ndërmarrrjet shqiptare fasone kanë kontratat më të shumta dhe më të mëdha për muajin shtator renditet ndër vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe gjatë shtatorit Italia (5,3 %).
Kjo situatë konfirmohet e njëjtë nga INSTAT edhe për nëntëmujorin e parë ku eksportet me Italinë kanë pasur rënien më të madhe (Italia (18,4 %).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



