Teknologji dhe Inovacion

Teknologjia e NASA-s që mund të ndihmojë peshkaqenët

Mijëra njerëz në mbarë botën po japin një dorë për të ndihmuar në shpëtimin e peshqve të mëdhenj. Duke bërë fotografi të peshkaqenëve dhe balenave, këta “shkencëtarë” po u ofrojnë studiuesve informacion në lidhje me popullatat e peshkaqenëve.
Peshkaqenët dhe balenat janë të rrezikuar dhe studimet tregojnë se popullata e tyre është ulur më shumë se 50% gjatë 75 viteve të fundit. Edhe pse ata mbrohen në shumë vende kërcënohen gjithashtu nga shpimet e naftës dhe gazit, goditjet e anijeve dhe ndryshimet klimaterike.


Për të ndihmuar në mbrojtjen e specieve, biologu detar australian Brad Norman bashkë themeloi “The Wildbook for Whale Sharks”, një bazë të dhënash për identifikimin e këtyre gjallesave.
Njerëz të thjeshtë, shkencëtarë dhe operatorët turistikë në mbarë botën kontribuojnë me fotografi të peshkaqenëve dhe balenave në sistem, i cili përdor teknologjinë e NASA-s për të hartuar vendndodhjet e tyre dhe për të gjurmuar lëvizjet e tyre. Sot, baza e të dhënave përmban mbi 70,000 aplikime nga më shumë se 50 vende – duke e bërë atë një nga projektet më të mëdha të ruajtjes se këtyre gjallesave.

Pavarësisht nga madhësia e tyre mbresëlënëse -peshkaqenët dhe balenat mund të rriten deri në 20 metra. Duke u ushqyer me plankton dhe organizma të vegjël detarë, ata lundrojnë prej tre miljesh në orë. Norman i ka studiuar këto krijesa karizmatike për më shumë se 25 vjet. Ai fillimisht notoi me një peshkaqen balenë në ujërat bruz të shkëmbit të shkëmbinjve Ningaloo në bregun verior të Australisë Perëndimore.


“Ishte një nga përvojat më të mrekullueshme që kam pasur ndonjëherë. Nuk do ta harroj kurrë”, kujton ai.
Imazhet e paraqitura në “The Wildbook for Whale Sharks” analizohen nga një alogaritëm që skanon njollat dhe vijat në lëkurën e kafshës, të cilat janë po aq unike sa një gjurmë gishti njeriu. Algoritmi identifikon peshkaqenin duke kërkuar në bazën e të dhënave për një model që përputhet.
Përshtatur nga teknologjia e zhvilluar fillimisht për programin “Hubble Space Telescope” të NASA-s, algoritmi funksionon për peshkaqenë balenë sepse shenjat e tyre të lëkurës formojnë modele të ngjashme me yjet në qiellin e natës.
Norman thotë se së bashku, të dhënat për vendndodhjet e peshkaqenëve të balenave dhe rrugët e migrimit informojnë vendimet mbi strategjitë e menaxhimit për mbrojtjen e habitatit të tyre. Norman thotë se do të “inkurajojë këdo që ka mundësinë të notojë me një peshkaqen”.
Burimi: CNN/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë