Futboll

Teknologji-planifikim. Ju prezantojmë me Kombëtaren 2.0

Alarico Rossi, nga Siena që zyrtarisht në Tiranë ushtron detyrën e “Head of Analysis, Scouting and Innovation Department” pranë FSHF, shpjegon në një intervistë për “Tuttomercatoweb” se ku konsiston puna e tij dhe tregon në mënyrë të përsosur “Shqipërinë e re”.

‘’Jam pjesë e kombëtares shqiptare prej vitit 2017, si shef i Departamentit të Analizës, Skautimit dhe i Inovacionit. Së fundmi kemi vendosur, së bashku me presidentin Duka, të mos bëjmë vetëm analiza për ekipin kombëtar, por të krijojmë një program më të thelluar për të gjithë futbollin shqiptar. Plani është që të trajnohen analistët shqiptarë, për t’i bërë ata 100% pjesë të stafeve të klubeve apo të Federatës. Futbolli shqiptar po zhvillohet dhe këtu po ndërtohen stadiume në mbarë vendin. Vetëm në Nëntor mori jetë “Air Albania” me arkitekt Marco Casamonti, 20 mijë vende dhe projekt me vlerë 70 milionë Euro. Do të vazhdojë Shtëpia e Futbollit dhe projekti i analistëve dhe sistemi i videoarbitrimit”.

Modelet ku bazohet: “Shqipëria ishte për herë të parë në një Evropian në vitin 2016. Presidenti Duka është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Është një vend që ka 3 milion banorë dhe në të gjithë botën jetojnë 9 milionë me origjinë shqiptare. Shikojnë futbollin evropian si një model për t’u arritur. Modelet kryesore janë Gjermania dhe Italia, me të cilat kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë.

Talentet shqiptarë: Ne kemi futbollistë të shpërndarë në 73 kampionate të ndryshme në 45 shtete. Mesatarisht, për çdo grumbullim në kombëtare, thërrasim lojtarë nga 15 kampionate të ndryshme. Në të njëjtën kohë kemi ftuar gjithashtu një lojtar që luan në Siberi, në Kaliforni dhe në të njëjtin grumbullim, një lojtar që luan në Skoci dhe një nga Kalabria. Kemi bërë një marrëveshje me Wyscout: Federata u ka krijuar llogari skuadrave të nivelit A në Shqipëri duke përdorur platformën Hudl. Planifikojmë që brenda dy vitesh, çdo skuadër të ketë një analist në staf. Në nivelin kombëtar po përdorim të dhëna, numra, shifra dhe video të Hudl.

Edoardo Reja: Është trajneri më i vjetër në botë në detyrë. Në Islandë ishte ndeshja e tij numër 1001 si trajner. Në aspektin teknologjik nuk mund të them që ngjan me Nagelsmann, është më i përparuar se ai. Është shumë i hapur ndaj inovacionit, ai është në hap me kohën dhe nuk tregon moshën e tij. Reja ka një qasje të shkëlqyer ndaj teknologjisë, ndaj profesionit tonë. Ka në staf Porrinin, Gigi Febbrari i cili kujdeset për aspektin atletik, Gianluca Stesina , një nga themeluesit e J Medical dhe dy ndihmës shqiptarë: Bulkun dhe Salihin, të cilët sapo janë tërhequr nga futbolli. Janë djem të zgjuar, është një grup plot energji dhe funksionon shumë mirë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë