Futboll

Teknikë dhe personalitet, pse Asllani po magjeps Maldinin!

Gazeta Si – Kristjan Asllani lakmohet nga klubet e mëdha italiane. Ka një derbi mes Milanit dhe Interit për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Xhevahiri i Empolit ka magjepsur Paolo Maldinin, i cili ka një plan për ta veshur kuqezi.

Milani ka shumë tifozë në Shqipëri. Të tjerë të apasionuar pas këtij sporti në vendin tonë mund të kenë një motiv më shumë për të qenë fansa të këtij klubi. Pjesë e tij pritet të jetë së shpejti edhe Kristjan Asllani, lojtari i Kombëtares.

Asllani ndaj Milanit. Gazeta Si, 19 maj 2022

I kërkuar edhe nga Interi, që e sheh si një zëvendësues të denjë të Brozoviçit, Asllani së fundi ka bërë për vete edhe Milanin. Do të jetë një duel i fortë edhe në merkato mes dy klubeve milaneze, që po luftojnë për titullin kampion. Po pse Maldini këmbëngul fort për lojtarin elbasanas?

“Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull planit të Paolo Maldinit, përveç profilit të mesfushorit. Prestigjiozja italiane tregon historinë e Asllanit dhe atë çka e bind Maldinin se ka gjetur lojtarin adapt.
Teknika dhe personaliteti, sipas kësaj gazete, janë dy arsyet kryesore që kanë intriguer Maldinin.

“Asllani është një ‘regjisor’ në fushë, vrapon shumë dhe ka këmbë të mira. Ka teknikë dhe personalitet”, – shkruhet në artikull.

Paolo Maldini ka një plan konkret për ta marrë në mesfushën e Milanit. Ai do të bëjë gjithçka për ta blerë dhe për ta lënë edhe një sezon tek Empoli.

“Të përjetonte momente të tilla, Kristjan Asllani ëndërronte çdo ditë. E bënte këtë, duke parë nga dritarja e makinës që e shoqëronte nga Buti për në Monteboro, ku ndodhet qendra sportive e Empolit”, – vazhdon artikulli.

Paolo Maldini, drejtues te Milani. Gazeta Si, 19 maj 2022

Asllani numëron 22 ndeshje me Empolin deri tani. Ka debutuar në moshë të re në Serinë A, ka spikatur te të rinjtë me lojë dhe gola. Prej pak kohësh është pjesë e Kombëtares shqiptare. Rritja e tij është e shpejtë dhe një e ardhme e sigurt e pret.

Numrat e mesfushorit elbasanas janë premtues. Në rrjetet sociale ka vetëm foto futbolli, çka do të thotë se mendon vetëm për karrierën. Maldini dhe Milani janë futur fuqishëm në garë për ta rrëmbyer para Interit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë