Keshilla

Teknika ‘shpëto ditën’ / Trendi i thjeshtë që po bëhet viral në Tiktok që duhet ta praktikojmë

Shkëputuni për një dush të ngrohtë, një shëtitje, leximin e një libri, shijimin e një kafeje në një bar të lezetshëm...

Nga Gazeta 'Si'-Është kaq e lehtë të përfshihesh në kaosin e një dite të ngarkuar. Sapo bie alarmi në mëngjes, futeni menjëherë në fluksin e mëngjesit, duke pasur në mendje shtëpinë, punët dhe befas e gjejmë veten në mbrëmje, të dërrmuar nga lodhja.

Por, nëse doni të riktheni kontaktin me veten ekziston një praktikë që po qarkullon në TikTok dhe quhet “save the day”. Në një video virale, trajnerja e mirëqenies, Trina, e njohur me profilin @breatheintransformation, tregon se si kjo teknikë është ideale për t’ju shkëputur nga ngarkesa e punës dhe ditëve tuaja, për ta pasur gjithë fokusin te vetja.

@breatheintransformation Save the day. Everyday. #savetheday #careeradviceforwomen #corporategirlies #stressrelief ♬ original sound - trina 🕊️ grind → ease

Kjo ide është përkrahur në TikTok nga shumë njerëz dhe ka mbi 3.1 milionë shikime dhe tre mijë komente.

Sipas psikoterapistes Brianna Paruolo, njerëzit duhet të shtojnë më shumë momente “save the day”, duke ngadalësuar veten në mënyrë efektive, duke u qetësuar më shumë dhe duket rikthyer sytë te nevojat dhe dëshirat e tyre.

@emikopowers @trina 🕊️ work-life harmony you made my day !!!! 🩵 such a great form of self care 🫶🏼🫶🏼🫶🏼 #nyc #newyorkcity #savetheday ♬ Beautiful Flowers - Lofi Boss

Me pak fjalë, ju mund të keni ngecur një orë në trafik apo të keni thënë diçka të sikletshme në një takim pune, por kur largoheni për një moment qoftë dhe për një shëtitje të shpejtë, për një frymëmarrje të gjatë, kjo krijon idenë se mund ta kapërceni edhe një moment të keq në jetë.

Ky truk i mirëqenies është një mënyrë ideale për të krijuar më shumë hapësirë për veten tuaj në një stil jete të mbushur me takime, punë, kontakte etj. Nëse aktualisht po i jepni të gjithë energjinë tuaj punës dhe angazhimeve të tjera, do të ndiheni shumë mirë nëse bëni një gjë të mirë në ditë për t'u rikthyer në kontakt me veten. Mund të jetë një dush i ngrohtë, një shëtitje, leximi i një libri, shijimi i një kafeje në një bar të lezetshëm etj.

Ky trend po bëhet viral sepse është kaq i thjeshtë duke na kujtuar të gjithëve se sa e thjeshtë është të kujdesemi më mirë për veten.

“Në fund të fundit, ne të gjithë duam të përjetojmë lumturinë”, thotë Paruolo.

"Kthimi i më shumë qëllimeve në favor të vetes ju ndihmon që ta keni gjithë fokusin te mirëqenia e përgjithshme dhe lumturia,” shton ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë