Gazeta Si – Presidenti i kampionatit spanjoll, Havier Tebas, kërkon një investigim në lidhje me ‘plusvalencat” fiktive. Ai kritikon blerjen e Haland nga Mançester Siti.
Havier Tebas sërish në sulm ndaj klubeve të huaja. Pas denoncimit në UEFA të PSG-së për rinovimin e Mbape, presidenti i La Ligës do të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Juventusit dhe Mançester Sitit.

Sipas ‘AS’, Tebas kërkon të mbrojë skuadrat spanjolle. Ai gjykon se ato nuk mund të luftojnë si të barabarta me klubet e tjera, që nuk respektojnë normat dhe që mbi të gjitha rrezikojnë gjithë sistemin futbollistik.
Për Juventusin, presidenti i kampionatit spanjoll do që UEFA të hetojë mbi ‘plusvalencat’ e supozuara fiktive të Prokurorisë së Torinos.
Për Mançester Sitin ndërkohë drejtuesi spanjoll ka në shënjestër blerjen e sulmuesi Haland. Javët e fundit për këtë çështje spanjolli ka thënë: “Do të më pëlqente të dija si ia bënë që e morën. Raiola kërkonte një komision shumë të lartë…”.
Nuk është denoncimi i parë i Ligës kundër PSG-së dhe Mançester Sitit. Në të kaluarën Tebas ia arriti qëllimit për të ndëshkuar dy klubet. Ato u përjashtuan nga Liga e Kampionëve përpara se KAS-i ta kthente vendimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




