Politike

“Teatri” në Kushtetuese, KLSH-Veliajt: Pezullo vendimin

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon pezullimin e vendimit të bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e presidentit të Republikës për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike dhe mbi këtë bazë u ka kërkuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës të japin argumetet mbi hartimin dhe miratimin e këtij ligji special.

“KLSH përpiqet që të ruaj dhe të parandalojë kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të Tiranës nga veprimet dhe vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe mungesës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që mund të sjellë pasoja të rënda financiare dhe sociale”, thuhet në shkresën e KLSH-së.

“Pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve dhe institucioneve që do të burojnë nga vendim-marrjet e padrejta, – vijon shkresa, – në kushtet kur Gjykata Kushtetuese të shprehet se do t’i konsiderojë të kundërligjshme dhe të gabuara, do të trajtohen nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit si dëm me pasoja të rënda për interesat ekonomike të shtetit dhe do të kërkohet dëmshpërblimi përkatës”.

Në shkresën e datës 14 maj, i rekomandohet kryetarit të bashkisë të pezullojnë të gjitha veprimet dhe vendim-marrjet në lidhje me pasurinë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë