Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit ka çuar në vonesa për fillimin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën për fillimin e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.
Ai theksoi se tërmeti, pandemia dhe së fundmi lufta në Ukrainë, kanë ndikuar në këtë rritje të çmimeve.
“U bënë 3 vite që bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar e ndërkohë vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh. Fatkeqësisht pasi tërmeti, pandemia e lufta në Ukrainë, kanë goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe të rritjes së çmimeve të ndërtimit në veçanti. Jemi duke diskutuar që ka patur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit".
Rama u zotua se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç është projektuar, duke shtuar se jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e përcaktuara kur në mes futen faktorë të tjerë.
“Nuk ka asnjë ndryshim sa i përket projektit për Teatrin, por e gjitha lidhet me këtë moment të vështirë për kalimin e projektit nga letra, por gjithçka lidhet me kostot. Është e kotë që me këto çmime t'i kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara të tilla. Po merremi me këtë çështje dhe do e gjejmë një zgjidhe, teatri do ndërtohet siç është projektuar. Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e caktuar kur në mes futen ngjarje as mund të parashikohen as mund të evitohen”, përfundoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.