Ka ndodhur

Të shtëna pranë shtëpisë së 60-vjeçarit në Larushk, plumbat përfundojnë në tualet

Gazeta Si - Një 60-vjeçar nga fshati Larushk i Krujës ka njoftuar policinë të dielën pas mesnate se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Kur autoritetet kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë gjetur një dëmtim të vogël në dritaren e tualetit në katin e parë. Dyshimet janë se është shkaktuar nga një plumb arme zjarri.

“Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 minuta ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri”, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë