Ka ndodhur

Plagosje me armë pranë Liqenit Artificial/ Dyshohet për sherr mes 7 personave brenda një lokali

Nga Gazeta ‘Si’- Mbrëmjen e kësaj të mërkure (16 prill) në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë ka ndodhur një konflikt, ku për pësojë një person është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, brenda një lokali. Policia njoftoi se fillimisht pas një konflikti të çastit një person qëlloi me armë në ajër dhe se nuk kishte persona të lënduar.

Por, sipas burimeve, sherri ka ndodhur mes të paktën shtatë personave të cilët janë goditur me grushte dhe sende të forta. Personi i plagosur është transportuar për mjekim në një spital privat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë