Nga Gazeta ‘Si’- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Golem të Shkodrës, ku si pasojë e të shtënave, një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur.
“Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi Mario Kroni, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Kola, 29 vjeç, banues në fshatin Golem”, njofton policia.
Sipas burimeve, në sherr janë përfshirë disa persona, pjesëtarë të 2 familjeve. Fillimisht ka pasur përplasje verbale dhe fizike. Konflikti ka degraduar deri në plagosjen e 29-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.