Gazeta Si – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pasditen e kësaj të hëne afër Vushtrrisë në Kosovë, ku raportohet se pronari i furrës së bukës “Diellza” dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Sipas medieve në Kosovë, autori është identifikuar si shtetasi Arsim Morina. Ai ka qëlluar me armë një grua, që dyshohet të jetë punëtorja e furrës së tij të bukës dhe më pas ka qëlluar veten.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pas vrasjes së një 19-vjeçari në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.