Ka ndodhur

Plagoset në këmbë 25-vjeçari në Kamëz, shkak dyshohet sherri për një vend parkimi

Gazeta Si – Konflikti për një vend parkimi në Kamëz dyshohet se është bërë shkak i përplasjes fizike mes dy personave dhe që ka përfunduar në plagosjen me armë zjarri të njërit prej tyre.

Sipas policisë, i dëmtuari është 25-vjeçari, Mikel Xhetani, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia vijon verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili u largua menjëherë nga vendngjarja pas plagosjes.

“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë