Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë një qendre tregtare në Fier mbrëmë.
Forcat e policisë kanë blinduar zonën menjëherë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur brenda një lokali pas një konflikti të çastit, i cili ka degraduar deri në përdorimin e armës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis R. Ç., 33 vjeç, dhe M. S., R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit”, thotë policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



