Ngjarje

Zbardhet plagosja e 5-fishtë në Laç. Në pranga 2 të rinjtë që përdorën armë

Nga Gazeta ‘Si’- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së sotme në Laç ku mbetën të plagosur me armë zjarri 5 persona, mes tyre dhe një shitëse ambulante.

Sipas policisë rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive të dobëta (aksident rrugor me dëme shumë të vogla materiale) dhe më pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.

Policia njoftoi se janë arrestuar në flagrancë dy autorë të dyshuar të ngjarjes. Në pranga ranë Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi (i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën).

Nga këqyrja e kamerave te sigurisë është dokumentuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Të plagosurit janë:

Angjelina Gjezaj (shitësja e qirinjve)

Amarildo Ndoj

Liridon Ismaili

Daniel Gjeloshi

Geri Bitri

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime intensive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë