Gazeta Si- Një pikë karburanti në Fierzë të Tropojës është qëlluar me armë zjarri mesditëm e kësaj të enjteje nga persona ende të paidentifikuar.
Policia bën të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa po punon për identifikimin e autorëve.
“Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburantit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.”, – njofton policia.
Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.