Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës

Gazeta Si – Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Kukës, ku bëhet me dije se është qëlluar drejt një biznesi, ku për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Sipas policisë, gëzhojat e plumbave janë konstatuar nga  pronari me iniciale L.O., i cili ka njoftuar sallën operative.

Sipas tij, drejt biznesit janë qëlluar 8 plumba, por nuk ka asnjë ide se cili mund të jetë shkaku pasi nuk ka konflikte me askënd. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së re në Kukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë