Ka ndodhur

Të shtëna me armë ndaj një personi në Bulqizë, policia gjen një motor të djegur

Gazeta Si – Një person është qëlluar me armë zjarri në Bulqizë mesditën e kësaj të premteje nga persona të paidentifikuar.

Në një informacion paraprak, policia konfirmon denoncimin e shtetasit Luan Tërnova, i cili pretendon se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, por pa pësuar dëmtime.

“Mesditën e së premtes, Luan Tërnova ka denoncuar në sallën operative në qytetin e Bulqizës, se një person i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime”, thekson policia.

Nga kontrollet e kryera në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori i dyshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë