Gazeta Si - Në Memphis, në shtetin amerikan të Tenesit, dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën të shtunën në mbrëmje nga të shtënat gjatë një feste.
Sipas autoriteteve lokale, ishin 200-300 njerëz në festën në Parkun Orange Mound kur nisën të shtënat me armë zjarri.
Policia nuk ka bërë ende asnjë arrestim, por dy persona besojnë se kanë qëlluar. Oficerët iu përgjigjën njoftimit për ndihmë në orën 19:19 me orën lokale, duke gjetur pesë persona me plagë me armë zjarri.
Tre u dërguan në spitalet lokale dhe dy burra u shpallën të vdekur në vendngjarje. Policia beson se të paktën dy persona hapën zjarr gjatë ngjarjes, tha shefi i policisë së Memphis, C.J. Davis.
“Është e paqartë se çfarë çoi në dhunë”. Davis tha se departamenti ka marrë pamjet video të vendit të ngjarjes dhe po kërkon përgjegjësit.
Davis gjithashtu i kërkoi kujtdo që kishte pamjet video të incidentit ose informacione që të kontaktonte me zyrtarë të zbatimin e ligjit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.