Gazeta Si – Ish-deputeti Armando Prenga ka njoftuar policinë se një 29-vjeçar, me iniciale F.I. qëlloi me armë zjarri makinën e tij në Fushë kuqe të Kurbinit.
Sipas denoncimit të ish-deputetit, ngjarja ndodhi teksa 29-vjeçari po qarkullonte me automjet dhe qëlloi me pistoletë në drejtim në makinës së tij.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka asnjë person të dëmtuar. Sipas burimeve nga policia, shkak është bërë një konflikt në KZAZ 15 në Laç ku palët politike pretendonin për dy fletë votimi.
Vëzhguesi i Partisë Demokratike Ismail Ismaili ka debatuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ku mes tyre tyre pati dhe dhunë fizike. Ai ka denoncuar për dhunën vëllain e ish-deputetit.
Djali i Ismailit ka ndjekur sot Armando Pregën dhe teksa ai po lëvizte me mjetin e tij, e ka qëlluar disa herë me pistoletë. Ish-deputeti, i cili nuk u lëndua, lajmëroi policinë e cila i është vënë në ndjekje të 29-vjeçarit Fatbardh Ismaili.
Pas sherrit, numërimi i votave në KZAZ e Laçit vijoi me praninë e policisë dhe përfaqësuesve të KQZ.
Menjëherë, shërbimet e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




