Nga Gazeta Si – Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Kamëz. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, në bulevardin “Donald Trump”.
Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e lokalit. Mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar pasi lokali gjatë sulmit ka qenë i mbyllur.
Mësohet se lokali është në pronësi të Astrit Lami, por ia ka dhënë me qira një personi tjetër, konkretisht Ndriçim Mullhajt. Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut.
Policia është në kërkim të autorit, dhe ka nisur hetimet për motivet e mundshme të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




