Jason Gay– Të ndodh në mënyrë të vazhdueshme të ankohesh se po punon shumë? Sigurisht që po. Të ankohesh për punën praktikisht është një mënyrë e zakonshme e kalimit të kohës.
Nuk mund ta besoj se sa kohë më ka ngrënë ky projekt.
Më ngjan sikur po jetoj në zyrë.
Kam harruar emrin e qenit.
I jam përgjigjur 20 emaileve të dielën.
Peanut.Mendoj se emri i qenit është Peanut.
Kur ne ankohemi për punën e shumtë, ne presim të shkëmbejmë keqardhje për gjumin e humbur, ngjarje familjare të munguara, programe televizive që na kanë shpëtuar pa i ndjekur. Askush nuk dëshiron të ngjajë si lunatik i pandreqshëm që entuziazmohet duke humbur ditën e shkollës.
Por në mes të ankesave për punën shtesë të kryer, ka shpesh copëza krenarie, madje edhe mburrje për punën e madhe.
Pse mburremi kur punojmë orë shtesë? Sepse jemi të kushtëzuar të mendojmë që duke punuar gjatë gjithë kohës është gjë e mirë, është shenjë zelli të madh për punën, virtyt dhe vlera jonë individuale. Të punosh gjatë gjithë kohës përkthehet në të qenit të rëndësishëm.
“Po sikur të punosh gjithë kohën të jetë simptomë e mosfunksionimit, jo e shkëlqimit në punë? Po sikur kjo mbipunë të rezultojë jo efiçente, një kolaps i mundshëm?”
Për të qenë të qartë, është më mirë të jesh i punësuar se sa i papunë. Unë kam qenë në radhët e këtyre të fundit dhe ishte katran. Por pse ne u thurrim lavde njerëzve që punojnë jashtë limiteve? Ne fetishizojmë drejtuesin që fle në dyshemenë e kompanisë, ekipin kreativ që e gdhin, arbitrin e ekipit të futbollit i cili vështirë të shohë familjen gjatë sezonit dhe përfundimisht nuk e sjell ndërmend emrin e Peanut.
Po sikur tabloja e mësipërme të përmbyset? Po sikur të punosh gjithë kohën të jetë simptomë e mosfunksionimit, jo e shkëlqimit në punë? Po sikur kjo mbipunë të rezultojë jo efiçente, një kolaps i mundshëm?
Kjo është premisa e një libri të ri, “Nuk nevojitet të jesh i çmendur për punën”, nga Jason Fried dhe David Heinemeier Hansson. Javën e kaluar, unë bujta autorët për një bisedë në një aktivitet të Wall Street Journal në New York City. Bashkëthemeluesit e kompanisë së softwareve Basecamp, Fried dhe Hansson janë sipërmarrës të suksesshëm. Ata predikojnë qetësi në vend të pushtimit. Ata paguajnë punonjësit e tyre për të marrë pushime, jo në kohën e përcaktuar të pushimeve, por kur ata e shohin si nevojë. Unë jam i habitur se si policët e kapitalizmit nuk i kanë arrestuar ende.
Është një bisedë që duhet bërë urgjent. Ne kemi shpenzuar shumë kohë të riimagjinojmë vendin e punës së shekulit të 21 pa rikonsideruar punën në vetvete. Ne idealizojmë tavolinat e ping-pongut në zyrë dhe argëtime të ngjashme të cilat janë krijuar për të mbajtur punonjësit të mbërthyer pas zyrës. Kompania e Fried dhe Hansson e ka zakon të japë “pushime të palimituara ” dhe e ka në politikat e punës, derisa ata kuptojnë që pushimet e tepërta kanë nisur ti bëjnë punonjësit nervozë. Ata tani japin tre javë pushime.
Po sikur receta për një punë më të mirë dhe më efiçente po tkurr gjithçka? Orët mund të jenë civile dhe produktive. Oraret mund të jenë fleksibël. Emailet në fundjavë mund të shmangen. Shefat që dërgojnë emaile në fundjavë mund të lëshohen në hapësirë. (Teoria duhet të aplikohet edhe për bosët, gjithashtu. A ka ndonjë dyshim që Elon Musk mund të shkojë me pushime …pa telefonin e tij?)
“Orët mund të jenë civile dhe produktive. Oraret mund të jenë fleksibël. Emailet në fundjavë mund të shmangen. Shefat që dërgojnë emaile në fundjavë mund të lëshohen në hapësirë”
Situata mund të përmbyset. Sëfundmi, Dan Houser, një zhvillues lojërash ka dhënë një intervistë në revistën “New York” në të cilën ai foli për 100 orë pune në javë kohë të cilën punonjësit e tij punonin për të përfunduar një lojë. Kjo provoki një reagim pasi Houser sqaroi më vonë në Kotaku ueb që 100 orshi në javë nuk ishte normë për ndërmarrjen dhe nuk kërkohej, në kompaninë e tij punohet 45 orë.
Megjithatë fakti që ne po e bëjmë këtë debat është një sinjal ndriçimi. Puna me të vërtetë nuk ka pse të jetë e çmendur. Ti mund të kalosh një fundjavë të mrekullueshme në shtëpi. Peanut dëshiron një të tillë, gjithashtu.
*Burimi: Wall Street Journal
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.