Futboll

Te PSG mendojnë që tani për mjeshtrin e Championsit, Zinedin Zidan

PSG nuk po bind në këtë fillim sezoni, pavarësisht se gjatë merkatos së verës ka bërë afrime të bujshme, me Lionel Mesin dhe Serxhio Ramosin në krye. Barazimi në Ligën e Kampionëve me Bryzhin ka lënë një shije shumë të hidhur te tifozët dhe drejtuesit e klubit.

Në shënjestër është trajneri Mauricio Poketino, i cili konsiderohet si përgjegjësi kryesor për gjendjen që po kalon skuadra. Madje, që tani kanë nisur të lakohen disa pista për pasuesin e trajnerit argjentinas. Dhe kandidati kryesor, sipas mediave në Francë, është Zinedin Zidan, ish-trajneri i Real Madridit.

Zinedin Zidan. Gazeta Si, 17 shtator 2021

Kuptohet që nuk ka ende asnjë qëndrim zyrtar, sepse sezoni sapo ka nisur, por që stoli i Poketinos ka nisur të lëkundet, është e qartë. Për t’i paraprisë situatës, drejtuesit e klubit parisien duket se kanë filluar lëvizjet dhe në krye të listës kanë mjeshtrin e Chammpionsit, Zinedin Zidan, i cili gjatë drejtimit të Realit e ka fituar 3 herë Kupën me veshë të mëdhenj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë