Analize

A duhet të presim këmbëkryq për Merkelin?

Merkel

Stanacioni politik i Bashkimit Evropian po bëhet gjithnjë e më alarmant përballë rritjes së rreziqeve ekonomike dhe gjeopolitike në kontinentin europian. Presidenti francez Emmanuel Macron ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të ndërmarrë disa reforma të rëndësishme brenda BE-së. Ateherë çfarë po pret Kancelarja gjermane, Angela Merkel?

Më shumë se një dekadë pas krizës financiare të vitit 2008, Bashkimi Europian duket se vazhdon të qendrojë në vend, pa bërë pothuajse asnjë ndryshim politik brenda strukturave të unionit. Por nëse dëshiron që projekti i integrimit evropian të ketë sukses, BE-ja duhet të ringrihet, përndryshe, forcat e nacionaliste brenda unionit do të vazhdojnë sulmet e tyre ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe vlerat e tjera përcaktuese brenda BE-së. Arsyeja kryesore që Evropa mbetet në bllokadë është Gjermania. Gjatë vitit 2008, BE-ja po përballej me një sërë krizash ekonomike, por Gjermania këmbënguli se nuk do të mund të çonte përpara projektin evropian e vetme dhe se do të duhet të priste Francën.

Më pas, në pranverën e vitit 2017, Emmanuel Macron u zgjodh president me premtimin se do të nxiste një serë reformash brenda BE-së dhe se do të modernizonte ekonominë franceze.

Merkel dhe Macron

Por ndërkohë që Franca u rikthye në bord, Gjermania hyri në zgjedhje të përgjithshme. Votimiti i shtator rezultoi katastrofik për Bashkimin Kristiano- Demokratik të Kancelares Angela Merkel, për tu pasur më pas nga një përpjekje e gjatë për të formuar një qeverinë e re.

Në të njëjtin muaj që Gjermania votonte, Macron mbajti një fjalim mbresëlënës në Sorbonne, në të cilin propozoi reforma specifike për të stabilizuar eurozonën, për të krijuar një sistem të përbashkët të mbrojtjes së kufijve dhe për të krijuar një iniciativë të përbashkët mbrojtjeje. Në atë kohë, propozimet e Macronit morën një përgjigje të akullt nga Gjermania. Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj , Berlini ende nuk ka konfirmuar asnjë prej tyre. Gjermania ka heshtur vazhdimisht për të ardhmen e Evropës dhe ka treguar se shqetësimi kryesor i saj është ekonomia.

Në të kaluarën, politika e brendshme e BE-së drejtua nga kancelarë që e kuptuan rëndësinë historike të integrimit evropian. Megjithatë, sot Merkel duket se i ka lejuar mbështetësit e CDU-së dhe ato të partisë së saj bavareze, ta qendrojnë të ngurtë ndaj çdo negociate për të reformuar BE-në. Shpërdorimi i mundësisë që ofronte Macron do të ishte kulmi i marrëzi politike.

Mbretëria e Bashkuar ka votuar të largohet nga BE-ja, një vendim që do të hyjë në fuqi pranverën e ardhshme. Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump kanë ngritur pikëpyetje mbi financimet e NATO-s dhe synonjnë të vendosin arifa në sistemin global të tregtisë mbi të cilin Europa, dhe veçanërisht Gjermania, është mbështetur që nga vitet 1950.

Dobësimi Perëndimit po trondit shtyllat ekonomike dhe sigurinë e stabilitetit evropian.

Kina është shfaqur si një fuqi globale që mund të tërheqë qendrën e gravitetit të ekonomisë botërore larg Atlantikut. Evropianët po përballen me perspektivën për t’u lënë pas nga SHBA-ja dhe Kina, jo vetëm gjeopolitikisht, por edhe në sektorin kryesor ekonomik të shekullit: inteligjencën artificiale.

Evropa gjithashtu përballet me kërcënime edhe më alarmante më afër shtëpisë. Presidenti rus Vladimir Putin po patrullon nëpër kufijtë e Europës Lindore me mjete ushtarake. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po e largon vendin e tij nga NATO dhe Perëndimi, duke braktisur demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dhe Lindja e Mesme ndodhet prej kohësh në kaos, duke bërë që miiliona refugjatë të strehohen në Evropë. Lufta në Siri tregon sa shumë është dobësuar Evropa. Duke shërbyer si destinacion për refugjatët, BE-ja ka dalë “jashtë loje” si fuqi ushtarake, duke bërë që Rusia shihet si e vetmja fuqi që mund t’i japë fund luftës. Por nga ana tjetër, as Rusia nuk do të jetë në gjendje të ndalë konfliktin, pasi  Irani do të pranojë të heqë dorë nga ura tokësore në Detin Mesdhe dhe Izraeli nuk do të qendrojë duarkryq përballë pranisë së  Rojeve Revolucionare iraniane dhe në Siri. Në fakt, rreziku i një konflikti midis Izraelit dhe Iranit në Siri dhe Liban është më i madh se kurrë.

Këto zhvillime paraqesin sfida të reja për Evropën. Nga njëra anë, BE-ja duhet të parandalojë garën e armëve bërthamore në rajon, duke mbrojtur marrëveshjen bërthamore me Iranin. Nga ana tjetër, BE-ja ka një marrëveshje asociimi dhe përgjegjësi historike ndaj Izraelit, kështu që nuk mund të qendrojë neutrale apo të mbyllë një sy përballë ambicjeve hegjemoniste të Iranit.

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare janë padyshim të papërgatitura për këto rreziqe, sidomos Gjermania, ushtria e të cilës është përballur me kufizime të forta pas luftës.  Garancia e sigurisë amerikane pas Luftës së Dytë Botërore, bëri që Gjermania të ndalonte së menduari rreth kërcënimeve strategjike.

Por tani që Trump ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Amerikës ndaj aleatëve evropianë, Gjermania nuk ka ku të mbështetet.  Berlini akuzon rregullisht vendet e tjera të eurozonës se nuk i përmbahen rregullave të vendosura për çështjet financiare, por kur bie fjala tek çështjet e sigurisë, këto akuza kthehesi në bumerag për Gjermaninë.

Epoka e lundrimit të lirë po përfundon dhe pa SHBA-në, burimi i vetëm ushtarak i Gjermanisë është një BE më e fortë.  Evropa dhe Perëndimi kanë nevojë për një përgjigje të fortë franko-gjermane, të barabartë me atë të paraardhësëve të tyre, François Mitterrand dhe Helmut Kohl./Global Geopolitics/

 

Më Shumë