Euro2024

Të premten lista përfundimtare e Kombëtares për Euro 2024, Sylvinho: I shqetësuar për përballjen me Italinë

Nga Gazeta Si- Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli në konferencën e zakonshme për shtyp para miqësores me Azerbajxhanin ditën e premte në orën 19:00. Ai tha se po të premten do të shpallë listën përfundimtare me 26 lojtarë të Kombëtares që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024.

“Nesër do të vendoset për listën përfundimtare me 26 lojtarë, nëse larg qoftë do të ketë ndonjë dëmtim, UEFA lejon të bëhet ndryshim në listë”.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, trajneri Sylvinho është shprehur se Kombëtarja do të ketë përballë skuadra të forta në grupin e Euro 2024, teksa ka shtuar se është i shqetësuar për ndeshjen me Italinë edhe pse është kënaqësi që Shqipëria është pjesë për herë të dytë e Europianit dhe po përgatiten të luftojnë për çdo pikë.

“Marrim pjesë në një turne të rëndësishëm dhe duhet të marrim më të mirën nga pjesëmarrja. Ne jemi të kënaqur me kushtet dhe me mënyrën si po punohet. E dimë shumë mirë që Italia është një nga skuadrat favorite dhe për ne është e rëndësishme të përgatitemi mirë. Të gjitha energjitë tona, të fokusuara në ndeshjen me Italinë, Spanjën e Kroacinë. Po punojmë shumë këtu në Austri. Kemi përpara një turne shumë të bukur dhe është fantastike që përfaqësojmë kombin në këtë Europian. E rëndësishme të luftojmë fort për çdo pikë, nder për ne të marrim pjesë në Europian. Po përjetojmë një rrugëtim fantastik. Jam i shqetësuar për përballjen me Italinë, një skuadër shumë të fortë”, tha Sylvinho i cili shtoi se miqësorja e nesërme është shumë e vlefshme.

“Këto miqësore na japin një shans për të parë se ku jemi dhe do të na ndihmojnë të përgatitemi për debutimin. Ne e dimë që kemi 3 rivalë shumë të fortë në grup dhe kemi respekt për të 3 skuadrat. Nëse themi që do të mundim Italinë, jo, nuk është e drejtë. Na duhet të punojmë dhe të sakrifikojmë sa më shumë. Në këtë grup kemi 3 skuadra që hyjnë në turne për të fituar turneun. Kemi entuziazmin për të luftuar për çdo pikë”.

Teksa nuk ka preferuar të bëjë publik formacionin e lojtarëve që do të luajnë përballë Azerbajxhanit, trajneri Sylvinho nuk ka përjashtuar mundësinë që Asani të jetë një nga futbollistët që do të jetë pjesë e Kombëtares në këtë miqësore.

“Mund ta thoja, por e lë për respekt të lojtarëve. Ndoshta jua them para Italisë. Thashë që luan Asani. Faleminderit çuna”, përfundoi trajneri Silvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë