Drejtësia

Të përfituara nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës

Gazeta Si – Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi të dyshuara se burojnë nga aktivitete kriminale.

Pasuria e sekuestruar arrin në vlerën e 50 milion lekëve (të rinj), ndaj shtetasit M.F., i dënuar në shtetin italian për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”.

Pasuria përfshin disa shtëpi në Durrës, Shkozet e Golem, si edhe një ndërtesë pa leje në proces legalizimi dhe disa llogari bankare.

Pasuria e sekuestruar

Pasuria e paluajtshme me sip 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje rruga “Taulantia” Durrës, në emër të shtetases K.F.

Pasuria me sip 492m2, Zonë Kadastrale 8515, me vendndodhje në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës, në emër të shtetasit M.F.

Pasuria me sip 165m2, Zonë Kadastrale 3385, me vendndodhje Golem, Kavajë, në emër të shtetasit M.F.

Pasuria objekt informal, ndërtesë 3-katëshe në proces legalizimi, e vendosur mbi sipërfaqen e truallit 498 m2 në emër të shtetasit M.F.

Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit M.F., e të afërmve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë