Spitalet në Europë kanë nisur të tejmbushjen nga numri i lartë i pacientëve të infektuar me koronavirus duke detyruar të gjitha vendet të marrim masa për shmangien e kolapsit të sistemit shëndetësor.
Por ajo që dallon nga vala e parë në pranverë, kur i gjithë kontinenti hyri në karantinë pothuajse në të njëjtë kohë, është mënyra sesi vendet e pasura dhe ato të varfra po e përballojnë pandeminë dhe ndërkohë që shifrat e të infektuarve rriten, vija ndarëse është bërë gjithmonë e më e qartë.
Ajo që përcakton tanimë hyrjen ose jo në karantinë nuk është shkalla e përhapjes së pandemisë, por fuqia ekonomike për ta përballur një izolim të dytë. Dhe deri më tani ta vetmet që duket se mund ta përballojnë karantinënjanë Franca, Gjermania dhe Italia.
Shumica e vendeve, si Italia, Spanja dhe vendet e Europës Juglindore, kanë vendosur bllokime të pjesshme, duke mbyllur baret dhe restorantet duke shpresuar se kufizimet do të fillojnë të kenë një efekt dhe se nuk do të duhet të hyjnë në karantinë totale. Vendet më të varfra në Ballkan ndërkohë, po mundohen të shmangin edhe izolimet e pjesshme, duke mbyllur vendin gjatë natës, por duke mbajtur të gjitha bizneset dhe transportin hapur, për të mos dëmtuar edhe më shumë ekonominë. Gazeta Si ju sjell një përmbledhje e asaj që po ndodh në vendet kryesore në të gjithë kontinentin.

Cilat vende ndodhen në karantinë totale?
Franca
Ekonomia e dytë më e madhe e Europës njoftoi një bllokim të dytë nga 30 tetor pasi vdekjet e përditshme të lidhura me Covid-19 arritën nivelet më të larta që nga prilli.
Njerëzve u lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore dhe arsye mjekësore; restorantet dhe baret janë mbyllur, por shkollat dhe fabrikat mund të qëndrojnë të hapura. Të gjitha udhëtimet jo-thelbësore janë ndaluar dhe kufijtë e jashtëm të vendit janë të mbyllur
Austri
Dje, Vjena urdhëroi një bllokim tre-javor duke filluar nga e marta, për të vënë nën kontroll rritjen e rasteve me Covid-19 në mënyrë që situata të jetë më e qetë në Krishtlindje. Austria tani ka një nga nivelet më të larta të rasteve në Europë për frymë. Rastet e reja të përditshme shënuan një rekord prej 9,586 të infektuarish të premten, nëntë herë më e lartë se në kulmin e valës së parë.
Austriakëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, me disa përjashtime të tilla si pazar ose ushtrime fizike. Puna nga shtëpia po urdhërohet kudo që është e mundur.. Shkollat e mesme tashmë kanë kaluar në mësimin online; shkollat fillore dhe kopshtet do të vazhdojnë të ofrojnë kujdesin për fëmijët.
Gjermania

Në fillim të këtij muaji, Gjermania filloi një bllokim kombëtar në përpjekje për të ndaluar rritjen alarmante të rasteve të reja, duke mbyllur restorante, bare, kinema dhe palestra dhe duke ndaluar udhëtimet. Shkollat megjithatë mbeten të hapura. Por infeksionet e përditshme kanë vazhduar të rriten, duke arritur një rekord 23,542 rastesh të premten, dhe zyrtarët kanë shuar shpresat se kufizimet do të hiqen. Ngjarjet e dimrit, të tilla si festat e Krishtlindjeve në zyrë, nuk kishin gjasa të lejoheshin, tha ministri i shëndetësisë.
Kufizime të pjesshme, por jo izolim total.
Portugalia
Vendi mesdhetar po përballet me një valë të dytë më të keqe se e para dhe si përgjigje ka marrë disa nga masat më të rrepta në Europë, duke vendosur një shtetrrethim në mbrëmje dhe mbyllje në fundjavë në gati 200 komuna dhe qëndrimin në shtëpi për më shumë se tre të katërtat e popullsisë . Njerëzve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia nëse munden, megjithëse shkollat, dyqanet dhe restorantet janë ende të hapura. Në zonat e prekura, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit, ose nga 1 pasdite në fundjavë.
Vendi ka regjistruar191,011 raste dhe 3,181 vdekje, por të shtunën e kaluar infeksionet ditore u rritën në mbi 6,600.
Suedia
Që nga fillimi i pandemisë, Suedia ka zgjedhur një qasje kontradiktore kundër bllokimit. Kishte shpresë se kjo mund të zbuste një valë të dytë duke prodhuar një nivel më të lartë imuniteti, por studimet e deritanishme tregojnë se agjencia kombëtare e shëndetit ka qenë tepër optimiste për nivelet e antitrupave në popullatë. Në ditët e fundit, infeksionet dhe pranimet në spital janë rritur, dhe disa rajone kanë vendosur kontrolle më të rrepta ndërkohë që restoranteve u është ndalur të shërbejnë alkool gjatë mbrëmjes. Masa edhe më të rrepta janë marrë në vendet e tjera nordike, duek mbyllur kafenetë dhe duke ndaluar udhëtimin nga një qytet në tjetrin.
Republika Çeke

Pas masave kufizuese, infeksionet në Republikën Çeke kanë filluar të bien pas një rritje dy-mujore dhe numri i personave të shtruar në spital ra gjithashtu nën 8,000. Por vendi ka ende nivelin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 me 27.2 viktima për 100,000 banotrë. Nga 5,755 viktima nga virusi, rreth 2,270 prej tyre humbën jetën në nëntor.
Qeveria u përgjigj duke mbyllur baret, restorantet, shkollat dhe duke kufizuar mbledhjet me vetëm dy persona. Ushtria ka ngritur një spital fushor me 500 shtretër në Pragë. Nëse rastet vazhdojnë të bien, qeveria ka thënë se disa fëmijë mund të kthehen në shkollë.
Ndërkohë, vullnetarët po trajnohen për të trajtuar të infektuarit, për të ulur presionin mbi shërbimin mjekësor.
Italia
Italia regjistroi më shumë se një milion raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë të mërkurën, një rekord i zymtë që tashmë është pranishëm në Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Vendi kohët e fundit vendosi bllokime lokale në katër rajone dhe një shtetrrethim në të gjithë vendin në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.
Mes rritjes shqetësuese të rasteve të reja, Kryeministri Xhuzepe Konte tha se kishte vendosur masa duke përfshirë shtetrrethimin natën dhe mbylljen e kinemave, teatrove, palestrave dhe pishinave.
Në shumicën e Italisë janë mbyllur që nga e hëna e kaluar shumica e dyqaneve, bareve, kafeneve dhe restoranteve dhe qytetarëve u ndalohet të largohen nga qytetet e tyre përveç arsyeve thelbësore.

Polonia
Më 7 nëntor Polonia regjistroi rekordin e saj një ditor me më shumë se 27,000 për raste me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani është deri në 665,547 dhe numri i viktimave në 9,499.
Baret dhe restorantet janë mbyllur dhe mbledhjet e më shumë se pesë personave janë ndaluar. I gjithë vendi ndodhet në shtetrrethim gjatë mbrëmjes dhe disa rajone janë mbyllur gjatë fundjavës.
Ushtarët po mobilizohen për të kryer tamponë, në mënyrë që profesionistët mjekësorë të mund të përqendrohen në ndihmën e pacientëve ndërsa hapësirat e tjera, përfshirë Stadiumin Kombëtar të Varshavës, po shndërrohen në spitale fushore. Masa të ngjashme janë marrë edhe në Hungari, Slloveni, Sllovaki dhe vende të tjera të Europës Lindore.
Spanjë
Autoritetet në Spanjë shpallën një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare javën e kaluar që do të zgjasë minimumi 15 ditë por mund të zgjatet deri në gjashtë muaj, pasi kryeministri Pedro Sanchez tha se kjo ishte koha “e nevojshme për të kapërcyer fazën më të dëmshme të pandemia “.
Shtetrrethimi gjatë natës është vendosur në të gjithë vendin dhe udhëtimi midis rajoneve është i ndaluar. Baret dhe restorantet shërbejnë vetëm me shërbimin “merre me vete”.
Më shumë se 1.4 milion njerëz janë infektuar me Covid-19 në Spanjë që nga fillimi i shpërthimit ndërsa gati 40,461 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen.
Ukraina
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka vendosur hyrjën në karantinë gjatë fundjaës, duke thënë se izolimi i pjeshëm mund ta ndihmojë vendin të shmangë masat më të rrepta.
Zelenskiy dhe kreu i zyrës së tij presidenciale, Andriy Yermak, rezultuan pozitivë për koronavirusin këtë javë. “Ne kemi nevojë të ngadalësojmë normën e rritjes së rasteve të reja,” shkroi Zelenskiy. “Mjekët tanë po i kundërvihen heroikisht virusit, por ne nuk duhet të krijojmë një situatë ku ata do të zgjedhin kë të trajtojnë.”
Komentet e presidentit erdhën ndërkohë që Ukraina regjistroi një rekord të ri ditor , me 12,524 raste të raportuara, mes kundërshtimit ndaj kufizimeve të reja nga demonstruesit dhe kryetarët e bashkive të qytetit.

Qindra protestues u mblodhën në kryeqytet përpara vendimit të qeverisë për të vendosur një bllokim të pjesshëm.
Karantina gjatë fundjavës do të përfshijë mbylljen e shumicës së bizneseve përveç dyqaneve ushqimore, farmacive dhe spitaleve.
Greqi
Situata nga pandemia në Greqi vijon të jetë shqetësuese, duke detyruatr autoritetet të marrin masa të rrepta.
Siç raportojnë mediat greke më të goditura kryesisht janë zona të Greqisë Veriore. Në spitalet në Selanik, Larisa dhe Pella pothuajse nuk ka më shtretër bosh dhe qeveria është detyruar të ngrejë spitale emergjente në salla koncertesh dhe stadiume.
Komiteti i ekspertëve njoftoi të dielën edhe mbylljen e shkollave fillore për të paktën dy javët e ardhshme. Mediat greke raportojnë se shkalla e transmetueshmërisë në arsimin fillor mbetet e ulët, megjithatë mbyllja e tyre konsiderohet e nevojshme për të zvogëluar lëvizjen e prindërve gjatë ditës, si dhe trafikun në dyqanet e vogla përreth shkollave.
Vendimi parashikon po ashtu edhe mbylljen e kopshteve. Qeveria greke ka zgjeruar po ashtu hartën e qyteteve të vendosura në karantinë të plotë, edhe me Selanikun dhe Serresin. Gjimnazet dhe universitetet u mbyllen që në fillim të muajit.
Rregullat e reja përfshijnë edhe transportin. Autoveturat private dhe taksitë nuk mund të marrin më shumë se një pasagjer, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijë të vegjël prania e tij duhet të jetë e argumentuar.
Në Selanik dhe Serres ndalohet qëndrimi në ambientet publike, si parqe, rrugë apo sheshe. Dalja nga shtëpitë duhet të bëhet pas marrjes së lejes nga autoritetet përmes një mesazhi SMS. Lejohet dalja për arsye shëndetësore, për blerje ushqimesh, për lëvizje pune, që duhet të shoqërohet me një dokument nga punëdhënësi.
Kishat janë mbyllur dhe ritualet fetare duhet të kryhen pa praninë fizike të besimtarëve, ndërsa në ceremonitë e varrimeve nuk lejohen më shumë se 9 persona. Banorëve të Selanikut dhe Serresit u ndalohet që të lënë qytetet e tyre. Transporti me avionë, tren, autobus apo mjete të tjera është i ndaluar dhe dalja jashtë këtyre qyteteve bëhet vetëm për arsye madhore.

Vendet e Ballkanit, masat më të lehta në Europë
Edhe pse në të gjitha vendet e Ballkanit, sidomos në Kroaci dhe Serbi, numri i pacientëve të infektuar rritet me shpejtësi çdo ditë, rajoni po i reziston futjes së izolimeve të pjesshme duke iu druajtur pasojave ekonomike.
Në javën e fundit në Kroaci dhe Serbi u regjistruan mbi 2000 raste. Në baza javore, numri i pacientëve të infektuar rishtazi shkon nga 15 mijë raste. Rreth një javë më parë, këto shifra ishin nën 1000 raste në ditë, ose rreth 600 në javë. Numri po rritet edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ditët e fundit, numri i rasteve të reja shkon rreth 700. Numri
Kurba e pacientëve të infektuar po rritet në Malin e Zi. Sipas raporteve dhe të dhënave, një rritje e konsiderueshme e numrit filloi në mes të tetorit dhe ka arritur kulmin me gatoi 600 raste në ditë. Si pasojë në disa komuna, po hyjnë në fuqi masa më të rrepta kufizuese. Në Budva, Cetinje, Ulqin, Bello Pole baret dhe restorantet po punojnë me orar më të kufizuara si dhe është ndalur mbledhja e personave që nuk janë anëtarë të familjes nëpër banesa . Gjithashtu ndalohet dalja nga shtëpia në periudhën nga 22:00 deri në 5 të mëngjesit.
Në Shqipëri prej ditësh ka mbi 500 raste të reja dhe epiqendra kryesore vazhdon të jetë Tirana. Ndër rregullat më të ashpra janë mbajta e maskës dhe ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 të mbrëmjes.
Situata paraqitet alarmante edhe në Kosovë, e cila ka vendosur të hyjë në izolim gjatë fundjavës, dukë marrë në fakt masat më të ashpra në Ballkan. yllja e objekteve gastronomike pas orës 21:00, ndalesa për grupim të më shumë se katër personave gjatë 24 orëve, si dhe respektimi maksimal i protokolleve nga të gjithë operatorët ekonomikë.
Situata më alarmante paraqitet në Maqedoninë e Veriut, ku prej ditësh po shënohen mbi 1000 mijë të infektuar dhe mbi 20 viktima. Përveç mbajtjes së maskave dhe mbylljes së shkollave, në vendin fqinj kafenetë dhe restorantet duhet të mbyllin dyert pas orës 21:00. Qytetarëve u ndalohet po ashtu grupimi i më shumë se katër personave si dhe respektimi maksimal i protokolleve të distancës sociale. Qeveria ka sinjalizuar futjen e masave më të rrepta, por kjo është kundërshuar ashpër nga opozita.
Por në përgjithësi, rajoni duket se po injoron rritjen alarmante të rasteve të reja, të cilat ka të ngjarë të jenë shumë më të larta se shifrat zyrtarë, pasi ashtu sic e kanë bërë të qartë edhe bizneset e vogla, një karantinë tjetër totale do të ishte e përballueshme për ekonomitë e rajonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



