Para

Të parët në Ballkanin Perëndimor, bankat shqiptare pranohen në SEPA

Nga Gazeta ‘SI’ – Në datën 16 Prill 2025, të 11 bankat shqiptare morën përgjigje pozitive nga Këshilli Europian i Pagesave – EPC për përfshirjen në skemën SEPA Credit Transfer (SEPA CT), duke u vlerësuar se përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për përfshirjen në këtë skemë.

Bankat shqiptare bëhen të parat në Ballkanin Perëndimor që aplikojnë dhe pranohen në këtë skemë të rëndësishme evropiane, duke u shtuar në listën publike të pjesëmarrësve në SEPA CT.

Nga data 7 tetor 2025, këto banka do të mund të dërgojnë dhe pranojnë transferta krediti SEPA në euro për klientët e tyre, një hap i madh drejt rritjes së efikasitetit dhe integrimit evropian. Ndërkohë, po vijon puna për fazën e dytë: përfshirjen e Institucioneve Financiare JoBanka në skemën SEPA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë