Para

Të paguash me Bitcoin. Rreziqet e një valute të paparashikueshme

Tesla pranoi se shumë shpejt do të niste të përdorte Bitcoin si formë pagesë për produktet e saj.

Të blesh një produkt me një valutë aq të  luhatshme dhe të paparashikueshme është  e vështirë. Vlera e Bitcoin është më e paqëndrueshmja nga çdo monedhë tjetër. Një muaj më parë vetëm në një javë arriti vlerën e 42.000 USD, ra në 30.000 USD dhe u rikthye përsëri në 40.000 USD.

Për disa, përdorimi i kriptomonedhës në blerjen e një produkti do të ishte ide e mirë. Nëse në Janar  me një Bitcoin me vlerë 10.000 USD mund të blije një Hunday, me të njëjtin Bitcoin, por me vlerë 44.000 USD mund të blesh një makinë të Tesla.

Tesla nuk ka përcaktuar se si do të veprojë për pagat me Bitcoin, nëse do të bëjë të njëjtën gjë si me Euron, Dollarin dhe valutat e tjera ndërkombëtare ku vendosi shifra të ndryshme sipas monedhave. Ndryshimet e shpejta të monedhës digjitale e vështirësojnë përcaktimin e një çmimi të pa lëvizur.

Studiuesit e tregut mendojnë se Tesla mund të pranojë Bitcoin si formë pagese, por të këmbyer në Dollar ose Euro. Pranimi i drejtëpërdrejtë i Bitcoin si pagesë do t’i bënte transaksionet e tij mjaft elastike.

Drejtori i një biznesi në SHBA që pranon kriptomonedhën si formë pagese thotë për ‘’CNN’’ se mund t’i numërojë me gishtat e njërës dorë njerëzit që kanë paguar në atë mënyrë.

Ndonëse vlera e Bitcoin mund të bie dhe njerëzit do të pendohen pse nuk blenë një makinë si Tesla me një vlerë aq të vogël, duhet të mendojnë që vlera e Bitcoin edhe mund të rritet. Më pas shuma e taksimit që do të paguhet do të jetë mbështetur në vlerën momentale të kriptomonedhës,’’- tha financieri Ryan Losi.

Me blerjen e 1.5 miliardë Dollarë vlerë në Bitcoin, Tesla tërhoqi më shumë klientë, sidomos ato që e posedonin këtë valutë.      

Burimi: CNN                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë