Ka ndodhur

Të miturit kamuflohen për të kaluar ilegalisht në Itali si ekip futbolli, 10 të arrestuar

Gazeta Si - Dhjetë persona janë arrestuar nga policia në Portin e Durrësit, pasi tentuan të trafikonin në Itali 16 shtetas të mitur të moshave 17-vjeçare.

Të miturit ishin kamufluar si pjesë të një ekpi sportiv, ndërsa vetë të arrestuarit iu prezantuan policisë si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit sportiv.

Të gjithë të arrestuarit, përfshirë edhe 16 të miturit, janë nga Kosova. Të arrestuarit janë B. B., 48 vjeç, D. Sh., 32 vjeç, D. G., 36 vjeç, F. B., 21 vjeç, F. Gj., 54 vjeç, A. D., 21 vjeçe, Q. K., 20 vjeçe, E. D., 21 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe B. H., 37 vjeç.

Njëri nga të arrestuarit, organizatorit të kësaj vep rimtarie kriminale, i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro.

Sipas policisë, të miturit do të ndihmoheshin të kalonin ilegalisht drejt Italisë. Organizatorët janë paguar 3000-4000 euro për të ndihmuar të miturit të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do kërkonin azil.

Ata janë paguar nga të miturit dhe prindërit e këtyre të fundit. Fitimet përllogariten rreth 50 mijë Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë