Ana e errët

Të miturin e detyrojnë të bëjë seks oral dhe e kërcënojnë me video: 12-vjeçari zhvat familjen

Një i mitur zhvati familjen deri duke vjedhur pesë mijë euro. Kallëzimi u krye nga kryefamiljarja, pa e ditur se ndërkohë nuk bëhej fjalë për hajdutë që kishin hyrë nga jashtë shtëpisë, por që fëmija i tyre kishte rënë viktimë e abuzimeve

Tre burra përfunduan në qeli për shkak të kanosjes dhe gjobëvënies.

Shtetasit B.M., V.H., dhe F.H., akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe veprimet që ata kryen ishin pikërisht kërcënimet, duke shfrytëzuar rrjetet sociale, pohojnë burimet e sigurta të Gazetasi.al.

Sipas dosjes që iu tregua Gazetasi.al, fëmija i seksit mashkull që foli në prani të psikologut, tregoi se shkoi për vizitë në shtëpinë e një shokut të tij që e kishte ftuar për të luajtur.

“Kur hyra në shtëpinë e tij, nga kuzhina doli një person i rritur me armë në dorë, më urdhëroi të zhvishesha, se në të kundërt do më vriste. E detyroi edhe shokun tim të bënte të njëjtën gjë. Nën kërcënimin e armës më detyroi të bëja seks oral dhe ndërkohë më regjistroi me telefon. Më pas më pyeti se sa para kishin prindërit dhe se nëse nuk i jepja pesë mijë euro do ta publikonte në rrjetet sociale. Kur po dilja, pashë që shoku im që më ftoi në shtëpinë e tij nuk dukej i shqetësuar dhe aty kuptova se shoku më kishte futur në kurth”.

Në ditët në vazhdim, djali i mitur, sipas burimeve ekskluzive të Gazetasi.al, u shantazhua nga tre burra në moshë të madhe, duke u njoftuar në internet.

“E pamë videon tënde dhe jemi larg një postimi. Duam para”, - i shkruan fëmijës në llogarinë e tij në Facebook.

I mituri, si fillim vodhi të gjitha bizhuteritë e shtrenjta të prindërve, duke plotësuar shumën që i kërkohej.

“I traumatizuar, 12-vjeçari u kthye në një makinë parash për gjobëvënësit”, - deklaron policia, e cila e hetoi rastin e tmerrshëm, duke shtuar se si i mituri nisi të vjedhë ngado, por tre gjobëvënësit vazhdimisht e kërcënonin.

Çështja vazhdon të jetë ende nën hetim, bëjnë me dije burimet e policisë që arrestuan tre burrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë