Drejtësia

Të mërkurën në orën 09:30, seanca në gjykatë për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës

Gazeta Si - Ditën e nesëme, të mërkurën e 23 tetorit, në orën 09:30, Ilir Meta do të dalë para Gjykatës së Posaçme, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Ish-presidenti i vendit dhe kryetari i Partisë së Lirisë, u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për "pastrim parash", "korrupsion pasiv" dhe "mosdeklarim pasurie".

Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan me forcë, pasi ish-presidenti bëri rezistencë dhe më pas e dërguan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë te burgu 302 në rrugën "Mine Peza".

Arrestimi i bujshëm i Metës erdhi në kuadër të hetimeve të kryera për çështjen e pasurisë së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë