Paratë e sauditëve ndryshuan dimensionet e merkatos së futbollit në vitet e fundit – por jo çdo lojtar u josh dhe pranoi ofertat nga Arabia Saudite. Pas transferimit të Cristiano Ronaldo-s në “Saudi Pro League” në fund të vitit 2022, klubet atje ja dolën me sukses të transferonin disa emra të njohur si Karim Benzema, N’Golo Kante, Neymar dhe të tjerë. Ndërsa në vazhdim do të sjellim disa prej emrave më të mëdhenj në futboll që nuk pranuan të shkojnë atje:
Lionel Messi
Në përfundim të aventurës pariziene dhe pas titullit botëror në Katar, Messi zgjodhi Inter Miami-n duke refuzuar 1 miliardë eurot (sic u raportua në atë moment) nga Al-Hilal. I mbiquajturi më i madhi i gjeneratës së tij vendosi të shkonte në futbollin amerikan.
Luka Modric
Pas Ronaldo-s te Al Nasr dhe Benzema te Al Ittihad ishte rradha e Al-Hilal që të trokiste në dyert e Real Madrid për një tjetër legjendë të “Los Blancos”. Klubi saudit ofroi 171milionë euro që Luka Modric që luante 3 sezone në “Saudi Pro League”. Por veterani kroat nuk pranoi të largohej nga Madridi, atje ku familja e tij është përshtatur plotësisht.
Jamie Vardy
Sulmuesi anglez refuzoi një sërë ofertash nga Arabia Saudite që shprehën interesimin për kapitenin e Leicester City-t pas rënies së “Foxes” në vitin 2023 në Championship. Një tjetër veteran që vuri në plan të parë mirëqënien e familjes dhe në vend që të shkonte në Gjirin Persik, vendosi të rikthente Leicester pas vetëm një sezoni në Premier League.
Sergio Busquets
Kur ai njoftoi largimin nga Barcelona në Majin e vitit 2023, Busquets ishte një nga lojtarët që kishte fituar gjithcka në nivel klubesh dhe kombëtaresh. Si i tillë ai u shndërrua në dëshirën e 4 skuadrave më të mëdha saudite për ta pasur në gjirin e tyre. Por ashtu si Messi me të cilin luajti në “Camp Nou” edhe ai zgjodhi Inter Miami-n ku u ribashkua me Jordi Alba-n dhe Luis Suarez.
Olivier Giroud
Francezi more një ofertë të majme nga një skuadër e panjohur saudite në vitin 2023 por shënuesi më i mirë transalpin që kaloi 6 vite te Arsenal përpara se të aktivizohej për tre sezone te Chelsea, dëshironte të qëndronte në Europë. Për këtë ai u transferua te Milan dhe një sezon më pas te Los Angeles FC në Shtetet e Bashkuara.
Romelu Lukaku
Gjigandi belg që luajti sezonin 2022-‘23 i huazuar te Inter mori një ofertë prej 21 milionë eurosh në vit nga Al-Hilal. Atëherë u fol edhe për një takim mes palëve por në fund Lukaku refuzoi gjithçka dhe vendosi të pranonte një tjetër huazim nga Chelsea, këtë herë te Roma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.