Janë mbyllur ndeshjet e para të raundit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në këtë raund të parafundit në fazën e grupeve janë evituar rezultatet surprizë dhe ekipet e mëdha pretendente kanë marrë fitoret që iu garantojnë kalimin për në fazën me eliminim direkt.
E nisur me ndeshjet e pasdites Ajaksi ka fituar në Athinë me AEK pavarësisht trazirave që ndodhën në stadium. Edhe Pilzen ka triumfuar në fushën e CSKA në shifrat 1-2.
Ndrëkohë në mbrëmje, ishte radha e Real Madrid që të bënte rolin e kampionit dhe të merrte kryesimin e grupit G. Madrilenët kanë triumfuar 2-0 përballë Romës në “Olimpico”. Sfida që kishte vlerë vetëm për kryesuesin e grupit, ka parë dy ekipe jo shumë të impenjuara. Vetëm në pjesën e dytë Real Madrid vendosi që ta fitojë këtë ndeshje. Dy gola të Bejl dhe Vaskez, vendosën këtë përballje mes kampionëve spanjollë dhe italianëve që do duhet të kënaqen em vendin e dytë dhe të shpresojnë në një short të lehtë në fazën e 1/16.

Edhe Bajern Munih është rikthyer të fitorja këtë të martë. Bavarezët kanë shpartalluar Benfikën brenda në “Allianz Arena” me rezultatin e thellë 5-1. Edhe kjo sfidë nuk vendoste kualifikimin, por do të përcaktojë se cili do të jetë kryesuesi i grupit. Me fitoren e Ajaks në Athinë sfida e fundit do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të renditet e para.
Për Mançester Junajtid është nevojitur një Fellaini është hero, që ekipi i Murinjos të merrte tre pikë shumë të rëndësishme. Mesfushori belg i ka dhuruar një sukses 1-0 “Djajve të Kuq” në minutën e 91-të të ndeshjes së luajtur në shtëpi kundër Young Boys, teksa më herët porta e Junajtid ishte shpëtuar disa herë nga gardiani David De Gea. Me këtë triumf Mançester Junajtid ka prerë biletën për në fazën tjetër.
Edhe Juventus vijon më tej rrugëtimin ne Ligën e kampionëve, pas fitores 1-0 në shtëpi ndaj Valencias. Goli për torinezët këtë herë nuk ka ardhur nga Kristiano Ronaldo, por nga Mario Manzukiç në minutën e 59-të. Me këtë fitore “Zonja e Vjetër” kryeson Grupin H me 12 pikë, ndiqet United që ka 10 pikë. Sakaq spanjollët e Valencia, që mbajnë vendin e tretë me 5 pikë, do të luajë në fazën me eliminim direkt të Europa League.

E vetmja surprizë e kësaj mbrëmje ka ndodhur në Grupin F. Lion ndalur Mançester Sitin në një barazim dramatik 2-2. Pavarësisht barazimit, skuadra e Pep Guardiolës e ka prerë biletën për në raundin tjetër, ndërsa Lion do të luaj edhe finalen në raundin e 6-të. Lion mban vendin e dytë në grup me 7 pikë, 3 më pak se Siti. Vendi i tretë në grup mbahet nga Shkahtar me 5 pikë pas fitores dramatike 3-2 të marrë nga ukrainasit në fushën e Hoffenheim mbrëmjen e kësaj të marte.
Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të kësaj të marte:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




