Ka ndodhur

Të maskuar dhe me armë zjarri, arrestohen tre të rinjtë në Lushnjë, tentuan të vjedhin një banesë

Tre persona kanë rënë në pranga në Lushnjë, ndërsa kanë tentuar të vidhnin një banesë. Në pranga kanë përfunduar Gentian Bajrami, Ramazan Troka dhe Volter Alushaj.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë sinjalizuar policinë, se kanë parë dy persona të maskuar. Bajrami dhe Troka janë arrestuar brenda banesës që po përpiqeshin të grabisnin, ndërsa Volter Alushaj ishte ai që i transportoi me makinë.

Në cilësinë e provës materiale, shtetasve Gentjan Bajrami dhe Ramazan Troka iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhje me armë", mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë