Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë seancën plenare e thirrur të martën në orën 10:00.
Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, u shpreh se seanca është thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj. Sipas tij, nuk është seancë normale me debat dhe të drejtë fjale, por axhendë e kryeministrit Edi Rama.
“Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit”, thotë Bardhi, duke shtuar se në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve”.
Prioriteti i Partisë Demokratike këtë javë, sipas Bardhit, do jetë takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje